INSTITUTI ALBANOLOGJIK

Dr. Sali Bytyçi

Phone: (+383)38 220 822

Sali Bytyçi lindi më 29 maj 1962 në fshatin Dejë të Drinisë. Shkollimin fillor dhe të
mesëm i kreu në Ratkoc dhe Rahovec, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë shqipe të
Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2002 mbrojti temën e magjistraturës me titull “Funksioni simbolik i florës dhe i
faunës në poezinë e sotme shqipe (1945-2000)”; në vitin 2009 temën e doktoratës “Vepra
letrare e Azem Shkrelit”, në po këtë universitet.
Prej vitit 1990 ka punuar si mësues në shkollat fillore e të mesme të rrethit të
Rahovecit.
Nga viti 2004, në gazetën e përditshme “Lajm” ka ushtruar detyrën e redaktorit të
kulturës dhe atë të redaktorit gjuhësor, ndërsa nga viti 2009 punon në Degën e Letërsisë në
Institutin e Albanologjisë në Prishtinë.
Me shkrime ka filluar të merret që gjatë kohës së studimeve, ka marrë pjesë në
sesione shkencore që janë organizuar brenda dhe jashtë vendit.
Vepra e tij poetike është përkthyer në disa gjuhë të huaja, është prezantuar në disa
antologji jashtë vendit, ndërsa libri i tij me tregime “Gjunjët“ ka marrë çmimin vjetor për letërsi
“Anton Pashku”, si vepra më e mirë në prozë e botuar në vitin 2018.
Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, i Shoqatës së të Burgosurve
Politikë dhe Veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Libra të botuar:
(1994) – Rekuiem për lisat (poezi), “Art Pena”, Prishtinë.
(2003) – Labirinteve të tekstit letrar (kritika dhe recensione), “Sheshi”, Prishtinë.
(2007) – In medias res (recensione), “Era”, Prishtinë.
(2008) – Simbolet florike dhe zoomorfike në poezinë e sotme shqipe (1945-2000), (monografi),
Instituti Albanologjik – Prishtinë.
(2010) – Fjalë prej guri (Vepra letrare e Azem Shkrelit – monografi), Instituti Albanologjik –
Prishtinë.
(2011) – Prej pseudoteorive deri te plagjiatura (studime), Instituti Albanologjik – Prishtinë.
(2011) – n’Rezervat (poezi), “Brezi ‘81”, Prishtinë.
(2013) – What’s Left of the Dream (poezi anglisht-shqip) – USA.
(2013) – Shkrime kritike për letërsinë (studime, kritika dhe recensione), Instituti Albanologjik –
Prishtinë.
(2014) - Dita që kot e bart mbi shpinë (poezi), “Embeta”, Prishtinë.
(2014) – Hamitologji (monografi), “Onufri”, Tiranë.
(2016) – Në Moçalin e Shurrakëve (poezi), “Bogdani”, Bruksel.
(2017) – Qiell ku s’fluturojnë më patat e egra (poezi), “Faik Konica”, Prishtinë.
(2018) – Gjunjët (tregime), “Faik Konica”, Prishtinë.
(2018) – Tranzicion e transformim (monografi), Instituti Albanologjik - Prishtinë.
(2019) – Prej Rilindjes deri te letërsia e sotme shqipe (studime, recensione, reagime), Instituti
Albanologjik –Prishtinë.
(2020) - Koha bun te njerëzit (poezi), “Faik Konica”, Prishtinë.
(2020) – Fjalor heretik, “Artini”, Prishtinë.

(2021) – Akademia e gishtave t’shtremtë (publicistikë), “Artini”, Prishtinë.
(2021) – Antologji poetike/Anthologie poetique (poezi), “Artini”, Prishtinë.
(2021) – Dritëhijet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën (monografi), Instituti Albanologjik,
Prishtinë.
(2022) – Mes Poemes (Antologie), frëngjisht. “Harmattan”, Paris.
(2022) - Letërsia e tjetrit përballë realizmit socialist (I)- Poezia - Një qasje krahasimtare
(monografi). Instituti Albanologjik, Prishtinë.
(2024) – Shinat e braktisura (poezi), “Faik Konica”, Prishtinë.
(2025) – Realizmi socialist në letërsinë shqipe të Kosovës – 1945-1968 (Historia, Poetika,
Ideologjia (monografi), Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë.