INSTITUTI ALBANOLOGJIK

Dr. Faton Krasniqi

Phone: (+383)38 220 822

Prof. asoc. dr. Faton KRASNIQI

Faton Krasniqi u lind më 27 qershor 1982 në Kamenicë. Shkollën Fillore dhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë i kreu në vendlindje. Studimet themelore dhe postdiplomike i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Gjuhës Shqipe, ku edhe doktoroi në të njëjtën degë.

Në vitin 2011 nisi punën si drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës. Në vitin 2014 filloi angazhimin si asistent profesor në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, dhe po atë vit edhe në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Që nga viti 2019 punon në Degën e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues i pavarur shkencor. Gjatë viteve 2019 – 2026 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtorit shkencor. Aktualisht mban thirrjen akademike të bashkëpunëtorit të lartë shkencor (prof. asoc. dr.).

Ka qenë sekretar i revistës Gjuha shqipe gjatë viteve 2019–2023, ndërsa që nga viti 2023 është redaktor i saj. Po ashtu, është sekretar i revistës Gjurmime albanologjike (2023) dhe bashkëpërgatitës i revistës Vjetari (2020–2025). Ka botuar disa monografi si dhe një numër artikujsh në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të shumta shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Itali.